Tuesday, 19. May 2026
Sport

EKSKLUZIVE/ Ja si votoi Shqipëria për “Topin e Artë” dhe trofeun “Lev Jashin”

GS 30/10/2023 1 Min. Lesezeit

Ceremonia e sotme në Paris ka dekretuar Lionel Mesin si fituesin e “Topit të Artë” për vitin 2023, të 8-in në karrierën e tij. Njëkohësisht, në këtë ceremoni është dhënë edhe trofeu “Lev Jashin” për portierin më të mirë të vitit.

mesi

Të dy këto çmime janë vendosur me votat e gazetarëve sportivë ndërkombëtarë dhe për Shqipërinë, votuesi për këto trofe ka qenë si zakonisht gazetari i mirënjohur Besnik Dizdari.

“Panorma Sport” ju tregon në vijim votimin e Dizdarit për këtë edicion.

“TOPI I ARTË”
1. Lionel MESI
2. Erling HALAND
3. Kilian MBAPE
4. Julian ALVAREZ
5. RODRI

TROFEU “LEV JASHIN”
1. EDERSON
2. Emiliano MARTINEZ
3. Mark-Andre TER SHTEGEN

PANORAMASPORT.AL

Teilen: