Sunday, 24. May 2026
Sport

Ekskluzive: Mijoviq, zëvëndësimi i Hadarit te Kosova

GS 15/10/2024 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës në Basketboll, ka mbetur pa kryetrajner, pas dorëheqjes së izraelitit Rami Hadar.

Tani Federata e Basketbollit është në kërkim të një trajneri, teksa burime të Tëvë1, kanë mësuar se Petar Mijoviq, ish-trajneri i Golden Eagle Yllit është emri më i pëlqyer I FBK-së.

Negociatat mes palëve vetëm se kanë filluar teksa janë në bisedimet finale.

Mijoviq e njeh mirë basketbollin e Kosovës, pasi malazezi pos Yllit, pozitën e trajnerit e ka pasur dhe te Sigal Prishtina e Bashkimi.

Momentalisht Mijoviq është pjesë e skuadrës nga Mali i Zi, SC Derby, ku pos Superligës malazeze, garon dhe në ABA League.

Në ABA League, Mijovic me një skuadër modeste po “korr” rezultate positive, ku në katër duele ka dy fitore dhe dy humbje.

 

 

 

Teilen: