Saturday, 15. August 2026
Sport

Ekskluzive/ Spikati me fanellën e Skënderbeut, Estrela transferohet te Flamurtari

GS 15/08/2026 1 Min. Lesezeit

Flamurtari vazhdon të përforcojë organikën me elementë cilësorë në prag të startit të sezonit të ri në Kategorinë e Parë.

RTSH Sport mëson se klubi vlonjat ka arritur marrëveshjen me Skënderbeun për të blerë mesfushorin portugez Paulo Estrela. Tratativat janë mbyllur me sukses dhe në orët në vijim do të vijë edhe njoftimi zyrtar nga klubet.

Estrela u bashkua me korçarët në janar të vitit 2025 nga skuadra e Portimonenses. 27-vjeçari është aktivizuar në 21 ndeshje me fanellën e Skënderbeut sezonin e kaluar në Kategorinë e Parë.

Teilen: