Saturday, 23. May 2026
Sport

Ekskluzivisht për lajmi.net, Gianni De Biasi flet për gjasat e “kuqezinjve” për “Euro 2024”, e përmend edhe Kosovën

GS 09/10/2023 1 Min. Lesezeit

Kur Kombëtarja shqiptare e futbollit shkroi historinë në vitin 2016 duke u kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Evropian, Euro 2016, pjesë e më meritorëve ishte edhe trajneri italian Gianni De Biassi, i cili tashmë e drejton Kombëtaren e Azerbajxhanit.

Ky emër u bë trajneri i parë që udhëhoqi Shqipërinë drejt një kampionati madhor siç ishte Evropiani.

  

Suksesin e De Biasit, “kuqezinjtë” janë afër të arrijnë edhe këtë vit me brazilianin Sylvinho.

Shqipëria është afër që ta sigurojë një “biletë” që dërgon në  Evropianin që organizohet në Gjermani verën e ardhshme.

De Biassi, tani 67-vjeçar, është rrëfyer në një intervistë ekskluzive për lajmi.net.

Aventura tek Azerbajxhani, vlerësimi për kombëtaren e tanishme të Shqipërisë,  dallimin mes skuadrës që dikur drejtoi ai te Shqipëria dhe kësaj qe tani e drejton Sylvinho.

Gianni De Biasi u pyet nga lajmi.net edhe për mundësinë që ti bashkohet Kosovës.

Më poshtë do të mund të ndiqni intervistën ekskluzive të Gianni De Biasit. /Lajmi.net/

 

 

 

  


Teilen: