Tuesday, 12. May 2026
Sport

“Eksplodon” stadiumi, Asani shënon gol spektakolar nga distanca për epërsinë e Shqipërisë

GS 10/09/2023 1 Min. Lesezeit

Është shënuar goli i parë në ndeshjen kualifikuese ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Polonisë.

  

Kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh 1:0 kundër Polonisë, shkruan lajmi.net.

Jasir Asani ka realizuar eurogol nga një distancë e largët në portën polake në minutën e 38-të.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë.

Tribunat e stadiumit në kryeqytetin shqiptar janë të stërmbushura me tifozë.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë është në kuadër të Grupit E në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.

Në grup me Shqipërinë dhe Poloninë janë edhe Çekia, Moldavia dhe Ishujt Faroe./Lajmi.net/

  

  


Teilen: