Ekuban sfidon Interin si titullar, tre shqiptarë në stol. Publikohen formacionet e dy ndeshjeve të darkës në Serinë A
Ndeshjet e kësaj të premte në Serinë A shohin të luhen në darkë dy sfida shumë interesante. Interi kryesues luan në transfertë ndaj Xhenoas, një skuadër mjaft në formë, ndërsa Lacio pret Frozinonen.

Kaleb Ekuban e nis si titullar ndeshjen ndaj Interit, ku Kristjan Asllani do të jetë në stolin e rezervave në sfidën e fundit për vitin 2023 të zikaltërve. Ndërkohë, në duelin tjetër, si Elseid Hysaj, ashtu edhe Marvin Çuni, e nisin takimin nga pankina.
FORMACIONET ZYRTARE
XHENOA-INTER

LACIO FROZINONE

PANORAMASPORT.AL
Teilen: