Wednesday, 13. May 2026
Sport

“El Clasico” e së dielës është praktikisht një finale/ Superkompjuteri, asnjë shans për Realin e Madridit

GS 10/05/2025 1 Min. Lesezeit

“El Clasico” e së dielës është praktikisht një finale, veçanërisht nëse Barça fiton. Të besuarit e Ançelotit do të synojnë të sulmojnë në “Montjuiç” dhe të kenë një shans në javët e fundit, megjithëse do të varen ende nga katalanasit. Një ndeshje që paralizon botën dhe për të cilën Superkompjuteri i “Optës” tashmë ka një fitues.

LAMINE-MBAPPÉ-740x430

Ekipi i Flick është padyshim favorit, me 47.2% shanse për të fituar “El Clasicon”. Nga ana tjetër, “los blancos” kanë vetëm 29.7% të mundësive sipas “The Analyst”. Superkompjuteri rezervon gjithashtu një shans prej 23.1% për një barazim të mundshëm, një rezultat që nuk do ta ndihmonte ekipin e Ançeloitit të zvogëlonte diferencën e pikëve me Barçën.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: