• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, January 10, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

El Clasico i basketbollit kosovar veçon vikendin, Trepça – Sigal Prishtina përballen të dielën

09/01/2026
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas Kupës, emocionet vazhdojnë në ProCredit Superligë me shumë sfida dhe një super derbi.

Takimi kryesor i kësaj jave zhvillohet në dielën nga ora 17-00 në Mitrovicë me sfidën ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës, dy skuadrat rivale, me traditë dhe me shumë trofe në basketbollin e Kosovës.

Pas 13 ndeshjeve, ‘Xehetarët’ janë liderë me dhjetë fitore e tri humbje, ndërsa bardhekaltrit kanë shtatë fitore e gjashtë humbje.

Ka një kohë të gjatë që Prishtina nuk fiton ndaj Trepçës, që në dy vitet e fundit ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm. Madje mitrovicasit kishin fituar edhe duelin e fundit në ligë, të javës së shtatë në Prishtinë, me rezultat 80-75.
Atmosfera pritet të jetë e jashtëzakonshme në ‘Minatori’, si gjithmonë në duelet derbi mes këtyre dy skuadrave.

Ndeshje interesant pritet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Rahoveci 029, ku fitorja është shumë e rëndësishme për të dy skuadrat. Therandasit kanë katër fitore e nëntë humbje, kurse ‘Vreshtarët’ pesë fitore e tetë humbje.

Bashkimi-Bora është një tjetër sfidë interesante e kësaj që shënon edhe mbylljen e stinorit vjeshtor apo pjesës së parë të kampionatit. Prizrenasit kanë nëntë fitore e katër humbje, kurse prishtinasit pesë fitore e tetë humbje.

Java e 14-t mbyllet me sfidën ndërmjet Vëllaznimit dhe GO+ Pejës. Kuqezinjtë numërojnë katër fitore e nëntë humbje, kurse verdhezinjtë tetë fitore e pesë humbje, andaj shihet si një përballje shumë e rëndësishme për të dy skuadrat.

ProCredit Superliga-Java 14

E shtunë

17:00 Golden Eagle Ylli-Rahoveci 029

19:30 Bashkimi-Bora

E diel

17:00 Trepça-Sigal Prishtina

19:30 Vëllaznimi-GO+Peja

Next Post

City zyrtarizon blerjen e radhës, Antoine Semenyo transferohet nga Bournemouth për 75 mln €

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.