• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“El Clasico” për Mbapen, PSG-ja nis bisedimet me… Barcelonën

25/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Më 29 korrik Barcelona dhe Reali i Madridit do të zhvillojnë një miqësore në SHBA në kuadër të turneut që po zhvillojnë dy klubet përtej Atlantikut. Por “El Clasico” nuk do të luhet në fushë, jo do të luhet edhe në Europë, në merkato. Shkak është bërë një lajm i mbërritur nga Franca.

mbape

E përditshmja “L’Equipe” ka bërë me dije se Paris SG-ja në përpjekjet e saj për të gjetur blerës për Kilië Mbapenë ka kontaktuar dhe Barcelonën, duke e shuar gjeografinë e skuadrave që mund të jetë destinacioni i ardhshëm i kapitenit të Parisit dhe kombëtares franceze.

Mbape është lënë jashtë skuadre për turneun e PSG-së në Japoni pas refuzimit të tij për të rinovuar kontratën me klubin deri në vitin 2025.

Sipas gazetës franceze, Parisi ka kontaktuar me Barçën për Mbapenë, ndërkohë që në listë janë dhe katër klube nga Premier Liga: Liverpuli, Çelsi, Mançester Junajtidi dhe Totenhemi, Milani në Serinë A si dhe Al-Hilali në Arabinë Saudite.

Natyrisht që nuk mund të mbetet jashtë liste Reali i Madridit që me shumë gjasa do të jetë stacioni i radhës në karrierën e sulmuesit. Sipas të njëjtave informacione, klubi i Barcelonës, shumë i dobësuar në financat e tij, kërkon të vërë në operacion disa lojtarë.

Diçka që, së bashku me faktin se pronari i PSG-së është shumë i zemëruar për strategjinë e acarimit që po zbaton Madridi, mund t’i japë Barçës opsione reale.

6 lojtarë në tavolinë – Ndërkohë që “L’Equipe” bën me dije se janë disa lojtarë që Barça mund të fusë në tratativa, gazeta katalanasve, “Mundo Deportivo” ka zbardhur listën e lojtarëve që katalanasit janë gati të sakrifikojnë për yllin francez.

Ndër të parët në listë është Osman Dembele, për të cilin Parisi në më shumë se një rast ka shfaqur pëlqimin e tij. Fakt është se Dembele ndihet mirë me Ksavin dhe për momentin ka nisur bisedimet për rinovimin e kontratës.

Emrat e tjerë që mund të përfshihen në këtë operacion janë Rafinja, Erik Garsia, Ferran Torres, Frank Kesi dhe Zhyl Kunde për të cilin gjithashtu klubi francez ka kërkuar më shumë informacion dhe ka shfaqur interes.

Tani mbetet për t’u parë se cili do të jetë rezultati i telefonatës Paris SG – Barcelona për të kuptuar nëse gjithçka është e vërtetë apo një blof i kampionëve të Francës për të vënë në provë durimin e Realit të Madridit.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Bayerni udhëton në Japoni, ftohet edhe Ibrahimovici kosovar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.