“El Clasico” zhvendoset në merkato: Barça dhe Reali në garë për talentin 18-vjeçar
Barcelona dhe Real Madridi kanë zhvilluar beteja për shumë transferime ndër vite, dhe episodi më i fundit është tashmë këtu
.
Të dy klubet janë të interesuara të forcojnë ekipet e tyre respektive B dhe kanë vënë në shënjestër të njëjtin lojtar: Sergio Martinez.
Barcelona e regjistroi interesimin për Martinezin më herët gjatë këtij muaji dhe në atë rast ishte në garë me Villarrealin. Tani katalanasit pritet të përballen me Real Madridin, i cili gjithashtu ka punuar në muajt e fundit për forcimin e kategorive të reja.

Sipas Diario AS, si Barcelona ashtu edhe Real Madridi kanë paraqitur oferta te Racing de Santander për Martinezin, i cili javët e fundit ka humbur hapësirë te klubi i Segunda Division. Ideja e të dy klubeve është që të arrihet një marrëveshje huazimi me opsion blerjeje, megjithatë, nëse është e nevojshme, janë të gatshëm ta sigurojnë transferimin e tij edhe në mënyrë të përhershme.
Martinez, i cili është vetëm 18 vjeç, shihet si një talent i madh, por me interesimin e Barcelonës dhe Real Madridit, mund të jetë e vështirë për Racingun ta mbajë. Ai është mesfushor që mund të luajë si “6”, “8” apo “10”, dhe kjo shumëfunksionalitet është një nga arsyet pse klubet e “El Clasico”-s janë gati të përballen kokë më kokë.
Kanë mbetur më pak se 48 orë deri në mbylljen e afatit kalimtar dimëror, ndaj koha po mbaron për Barcelonën dhe Real Madridin që të arrijnë një marrëveshje me Racingun. Klubi që do të veprojë i pari do të ketë avantazh në këtë betejë, edhe pse bisedimet me vetë lojtarin mund të jenë vendimtare.
Mbetet të shihet se ku do të përfundojë Martinez deri të hënën në mbrëmje. Faktri që Castilla garon në ligë, ndryshe nga Barça Atlètic, mund t’i japë Real Madridit një avantazh, ndërsa rekordi i Barcelonës në promovimin e lojtarëve të rinj në ekipin e parë mund ta bëjë atë më tërheqëse për talentin e ri.