• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

El Salvador/ Arrin në 12 numri i viktimave pas përplasjes së ashpër në stadium

21/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në një rrëmujë në një stadium në El Salvador, ku tifozët e futbollit ishin mbledhur për një turne lokal, të shtunën, më 20 maj, humbën jetën 12 persona, tha policia.

Autoritetet thonë se informacionet fillestare tregojnë se ka pasur shtypje një rrëmujë mes tifozëve, të cilët u përpoqën të hynin në stadiumin Cuscatlan në San Salvador, kryeqyteti i këtij vendi në Amerikën Qendrore, për të parë ndeshjen mes ekipeve Alianza dhe FAS.

“Sipas të dhënave paraprake, kemi 12 viktima”, u tha gazetarëve drejtori i policisë Mauricio Arriaza, shkruan REL.

Ministri i Brendshëm, Juan Carlos Bidegain tha se shërbimet e mbrojtjes civile ishin të parat që reaguan në vendin e ngjarjes.

Carlos Fuentes, zëdhënës i shërbimit të urgjencës Comandos de Salvamento, tha se ndihma u është ofruar më shumë se 500 njerëzve.

“Rreth 100 persona u dërguan në spital, në gjendje të rëndë, disa duke shfaqur shenja ngufatjeje dhe lloje të tjera traumash”, tha Fuentes.

Next Post

E papritur: Klopp pritet të merr drejtimin e gjigantit italian

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.