• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Elbasan Rashani transferohet te kampionët e Australisë, Melbourne City

12/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Klubi kampion i Australisë, Melbourne City, ka zyrtarizuar sot afrimin e futbollistit të kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani, për sezonin 2025/26 në Isuzu UTE A-League.

32-vjeçari do të jetë pjesë e skuadrës që synon mbrojtjen e titullit kampion dhe përfaqësimin dinjitoz në AFC Champions League Elite, kompeticion kontinental ku City do të marrë pjesë këtë edicion, transmeton lajmi.net.

Rashani vjen nga Spanja, ku sezonin e kaluar ishte pjesë e Elche CF, duke kontribuar në ngjitjen historike të skuadrës në La Liga për sezonin 2025/26.

I njohur për shkathtësinë dhe përvojën e madhe në krahët e sulmit, Rashani ka mbi një dekadë karrierë në futbollin evropian, ku ka luajtur për klube si Brøndby (Danimarkë), Rosenborg (Norvegji) dhe Clermont (Francë). Me Rosenborg, ai ka fituar katër trofe, përfshirë dy tituj kampionë të Norvegjisë.

Ai është gjithashtu një prej emrave më të njohur në përfaqësuesen e Kosovës, me 29 paraqitje dhe 5 gola, shpesh në krah të ish-yllit të Melbourne City, Valon Berisha.

Ky transferim shihet si një përforcim kyç për Cityn, në prag të një sezoni sfidues si në kampionatin vendor, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare./lajmi.net/

Next Post

UEFA miraton në Tiranë rregullin e ri për Champions-in: zëvendësim ekstra në rast dëmtimi afatgjatë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.