Largimi i Roberto Bordin nga drejtimi i Elbasani duket se ka qenë një lëvizje e ‘kalkuluar’ nga drejtuesit e skuadres verdheblu.
Vetëm pak orë pas zyrtarizimit të ‘divorcit’ me trajnerin italian është mësuar si cili do të marrë drejtimin e Elbasanit.
Bëhet fjalë për Ivan Gvozdenovic, që vetëm pak ditë më parë u largua nga Skënderbeu për rezultate të dobëta.
Prezantimi ish-futbollistit të Tiranës dhe Skënderbeut në krye të stafit teknik të Elbasanit pritet të ndodhë në orët e ardhshme.