Tuesday, 11. August 2026
Sport

Elbasani gjen sulmues në Kroaci, zyrtarizohet afrimi i Atdhe Mazarit

GS 11/08/2026 1 Min. Lesezeit

Elbasani prezanton afrimin më të fundit në këtë sesion të merkatos. Atdhe Mazari, sulmuesi shqiptar i lindur në Strugë është përforcimi më i ri i skuadrës verdheblu.

25-vjeçari, që së fundmi ka qenë pjesë e Varazdinit në elitën e futbollit kroat, luan në krahët e sulmit dhe shihet si një element që mund t’i japë më shumë alternativa stafit teknik në fazën ofensive.

Atdhe Mazari ka luajtur edhe me Shkëndijën e Tetovës, Rabotnickin dhe Strugën në Maqedoninë e Veriut.

Mazari ka pasaportë shqiptare dhe ka luajtur edhe me kombëtaren shqiptare U17 në vitin 2017.

Teilen: