Elbasani është vetëm 1 pikë larg sigurimit matematikisht të Superiores.
Skuadra e Drejtuar nga Nevil Dede ka plot 22 ndeshje që nuk e njeh fjalën humbje, teksa kryesojnë Kategorinë e Parë me 66 pië, 2 më shumë se Bylisi i vendit të dytë.
Elbasanasit në këtë sezon kanë patur gjithmonë një “armë” më shumë se kundëershtarët. Mbështetja e tifozëve nuk u ka mundur në asnjë ndeshje dhe për këtë klubi është shumë falenderues.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale klubi ka shkruar se tifozët janë forca e tyre dhe shkallët e stadiumit gjithmonë janë të mbushura me ngjyrat verdheblu.
“Shkallët e tribunave janë gjithmonë mbushur me ngjyrat verdheblu e kjo na jep forcë të vazhdojmë përpara!”, ka shkruar klubi.
Kujtojmë se Elbasani do ta luajë në shtëpi sfidën e javë së 29-të, teksa ditën e nesërmë në “Elbasan Arena” do të presin Apoloninë. Ndeshja do të startojë në orën 15:00 dhe skuadrës së Dedes i duhet vetëm 1 pikë për të festuar zyrtarisht ngjitjen në elitë për sezonin e ri.