Elbasani nuk di të ndalet. Në javën e katër të “Abissnet Superiore”, verdheblutë mundën Partizanin në “Arena e Demave” me rezultatin 1-0, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.
Pas një nisje të qetë të sfidës, ishte Partizani që krijoi mundësitë e para për shënim me Bintsuka dhe Human, ndërsa Elbasani arriti të tregojë lojën e tij me kalimin e minutave dhe në të 36-tën zhbllokoi sfidën.
Një top i dhënë nga Qose është shfrytëzuar maksinmalisht nga Bunjaku, i cili ka arritur të mposhë portierin Alban Hoxha dhe të kalojë verdheblutë në avantazh.
Më pjesën e dytë, në minutën e 59-të, të kuqtë vështirësojnë gjithçka ndërsa Bytyçi largohet nga fusha e lojës pasi mer karonin e dytë ë verdhë.
Rastet nuk munguan deri në fund të lojës, por rezultati mbeti i pandryshuar. Elbasani i gëzohet fitores dhe ngjitet në kuotën e 10 pikëve, në vend të parë. Ditë të vështira për Partizanin, vetëm 4 pikë në katër javë kampionat.