Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Tiranës, që do të luhet nesër në orën 16:30 dhe do të transmetohet në RTSH Sport. Tekniku i verdhebluve vlerëson kundërshtarin, por kërkon që skuadra e tij të mbyllë vitin 2025 me një fitore.
“E kemi lënë pas krahëve humbjen përballë Bylisit dhe jemi fokusuar totalisht te ndeshja e nesërme kundër Tiranës, që është edhe sfida e fundit e vitit 2025. Jemi përgatitur maksimalisht, do të mundohemi të luajmë sa më mirë dhe do të synojmë që të fitojmë këtë ndeshje. Kemi shumë respekt për Tiranën, është një emër i madh, një klub i madh.
Besoj se do të jetë një ndeshje e bukur dhe ne do të synojmë që të marrim maksimumin e pikëve. Kemi zhvilluar një kampionat të mirë deri më tani dhe kërkojmë që të mbyllim vitin me fitore”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç.


