Është prej talenteve më të mëdha në futbollin e Kosovës. Sulmuese e shpejt dhe efikase.
Luan me sukses për ekipin e Vizionit nga Ferizaj nën drejtimin e kryetrajnerit Qerim Shaqiri.
Futbollistja Elda Nuredini ka synime të mëdha për të ardhmen, një ditë të shtegtojë edhe në ndonjë klub të njohur evropian.
“Unë me futboll fillova që të merrem në moshën 10 – vjeçare.
Hapat e parë si futbolliste i fillova në shkollën e futbollit Lugina, aty u stërvita diku dy vite e gjysëm, pasi që nuk kishim shumë vajza dhe stërviteshim me djem, kalova tek ekipi KFF Presheva , ku kam luajtur 2 vite e gjysëm.
Pasi mbarova sezonin vjeshtor vendosa të transferohem tek ekipi FC 2 Korriku në Prishtinë. Aty kam luajtur një vit e gjysëm me grupmoshat U-17, ku prej 18 ndeshjeve kam shënuar 42 gola”, tregon futbollistja.
Lojërat e saja të shkëlqyeshme i bie në sy edhe selektorit ku e ftoi për grupmoshat e reja.
18-vjeçarja ndihet krenare që është pjesë e kombëtares për të reja.
“Pas një sezoni të suksesshëm me ekipin e 2 Korriku mora ftesë nga Federata e Futbollit të Kosovës me grupmoshat U-17 dhe U-19.
Pas mbarimit të sezonit vendosa të kaloj në formë huazimi te ekipi KF Vizioni në Ferizaj, nga 14 ndeshje kam shënuar 38 gola”, shprehet Elda.
Synime i saj është që të shënojë sa më shumë gola: “Synoj të shënoj sa më shumë gola e të ndihmoj ekipin drejt sukseseve”.