Tenistja nga Kazakistani, Elena Rybakina ka fituar turneun WTA Finals, në eventin përfundimtar të vitit ku marrin pjesë 8 tenistet më të mira në botë. Në finalen e zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite, ajo mundi 2-0 bjellorusen Aryna Sabalenka, me sete 6-3, 7-6.
Ky është fitorja e parë në këtë turne për 26-vjeçaren kazake, aktualisht numër 5 në renditjen botërore. Për Sabalenka, numri 1 në botë, WTA Finals duket i “mallkuar”, pasi nuk e ka fituar asnjëherë në pesë pjesëmarrjet e saj.
Rybakina shfrytëzoi shtatlartësinë e saj (1.84 m) dhe shërbimet e forta dhe të shpejta për të vënë në vështirësi kundërshtaren. Fitorja e saj ishte disi surprizë, pasi pjesëmarrja e saj në këtë turne ishte në dyshim.
Kazakja mbyll vitin si “mbretëreshë” të WTA Finals, pas një sezoni ku rezultatet në Grand Slam nuk ishin të larta. “Ishte një fitore e pabesueshme. Shpresoj që ky triumf të më ndihmojë shumë në të ardhmen,” tha Rybakina, e cila fitoi edhe 5 milionë dollarë nga turneu. /ATVLIVE.TV



