Sunday, 26. April 2026
Sport

Eliminatoret Botërori 2026/ Franca humb Mbappe për transfertën islandeze, sulmuesi kthehet në Madrid i dëmtuar në kavilje

GS 11/10/2025 1 Min. Lesezeit

Mbrëmjen e kaluar Franca mundi Azerbajxhanin 3-0 duke iu afruar kështu edhe më shumë kualifikimit në fazën finale të Botërorit 2026. Në këtë takim dy herë kampionët e botës humbën shërbimet e Kylian Mbappe, i cili braktisi fushën në minutën e 83’ pas një goditje që mori në kavilje.

Stafi i mjekëve të Francës bëri me dije se i ka dhënë leje lojtarit që të rikthehet në Madridit duke i kursyer udhëtimin drejt Islandës, ku ekipi i Didier Deschamps do të zhvillojë takimin e radhës të vlefshëm për Eliminatoret e Botërorit 2026.

Teilen: