Sunday, 12. April 2026
Sport

Eliminatoret Botërori 2026/ Guéhi në dyshim për ndeshjet me Serbinë dhe Shqipërinë, Tuchel grumbullon Chalobah

GS 11/11/2025 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Anglisë ka bërë disa ndryshime në listën e të grumbulluarve që publikoi Tomas Tuchel të premten e kaluar për takimet me Serbinë dhe Shqipërinë.

Për shkak dëmtimi, komisarit teknik gjerman i është dashur që të ndryshojë planet pasi si Anthony Gordon dhe Nick Pope janë kthyer në Newcastle.

Paraditen e sotme Tuchel ka kontaktuar me stafin e mjekëve pasi Marc Guéhi ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e fundit me Crystal Palace. Prania e qendërmbrojtësit në ndeshjet e radhës është në dyshim.

Për këtë motiv Tuchel ka grumbulluar mbrojtësin e Chelsea-t, Trevoh Chalobah. Ndërsa sa i përket zëvendësuesit të Nick Pope, gjermani ka grumbulluar portierin e Manchester City-t, James Trafford.

Teilen: