Sunday, 12. April 2026
Sport

Eliminatoret Botërori 2026/ Juxhin Xhaja kryesor i ndeshjes Lihteshtejn–Uells

GS 13/11/2025 1 Min. Lesezeit

Kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026 rikthejnë në fushë ndërkombëtarin Juxhin Xhaja, i cili gati një javë më parë ishte në aksion në Europa League në takimin Bazel–Steaua Bukureshtit (3-1).

Xhajës i është besuar ndeshja e grupit I, Lihteshtejn–Uells, e cila do të zhvillohet të shtunën në Vaduz në ora 18:00. Xhaja do të ndihmohet nga Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë ndërkombëtari Enea Jorgji. Në sistemin VAR, përveç Kreshnik Bajramajt, Juxhin Xhaja do të ndihmohet nga greku Anxhelos Evanxhelou.

Vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë polaku Marsin Zulc, ndësa delegat i UEFA-s, holandezi Van Zoest.

Juxhin Xhaja rikthehet në ndeshjet e përfaqësueseve pas gati një vit nga takimi i fundi, i cili i ishte besuar kryesorit shqiptar. Pikërisht më 14 tetor 2024 i ishte besuar ndeshja e Ligës së Kombeve, Estoni–Suedi (0-3).

Teilen: