Sunday, 26. April 2026
Sport

Eliminatoret Botërori 2026/ Serbia përballë Shqipërisë rigjen Mitrović: Dëmtimi një kujtim i largët, në Nish atmosferë e mirë!

GS 10/10/2025 1 Min. Lesezeit

Për dy takimet e tetorit Serbia mund të mbështetet edhe tek Aleksandar Mitrović. Sulmuesi duket se ka lënë pas një kalvar të gjatë dëmtimesh dhe ka hedhur kandidaturën për një vend titullari në 11-en që Stojković do të rreshtojë kundër Shqipërisë në “Dubocica Stadium”.

“Ndihem shumë mirë pasi dëmtimi që kisha më shqetësoi jo pak. Tani kam luajtur 5-6 ndeshje radhazi dhe ka shënuar gjithashtu disa gola. ndihem mirë fizikisht shpresoj të vazhdoj kështu dhe të rifitoj një vend në formacion. Mezi e presim ndeshjen në Leskovac, në Nish ndihemi shumë mirë”, tha sulmuesi 31 vjeçar i Al-Rayyan SC.

Teilen: