U luajtën mbrëmjen e sotme disa prej ndeshjeve të vlefshme për fazën e grupeve të eliminatoreve të Botërorit 2026.
Spanja shkëlqen në Turqi, duke fituar me rezultatin tenistik 6-0.
Edhe Belgjika fiton me të njëjtin rezultat në shtëpi me Kazakistanin.
Gjermania, e cila vinte pas humbjes 2-0 në Sllovaki, merr fitoren e parë në grup, duke mposhtur 3-1 Irlandën e Veriut në fushën e vet.
Sllovakia arrin fitoren e dytë, teksa i mjaftoi një gol në transfertën e Luksemburgut.