• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Eliminimi nga Championsi dhemb ende, te Barcelona marrin vendimin ekstrem në prag të duelit me Realin

09/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona informoi mediat që kanë të drejtat e transmetimit të La Liga-s se dita e medias e planifikuar për në prag të “El Clasico”-s është anuluar.barcelonaAsnjë lojtar nuk u intervistua për shkak të vendimit të marrë me konsensus nga drejtuesit e klubit, i cili u miratua nga Deko dhe Hansi Flik, i cili preferon që lojtarët të përqendrohen te ndeshja.

Qëllimi është të forcohet dhoma e zhveshjes para një ndeshjeje vendimtare për sezonin e La Liga-s. Kjo nuk do të thotë se ka pasur një urdhër specifik për të heshtur, pasi disa lojtarë, si Gavi dhe Arauho, kanë shprehur mendimet e tyre në rrjetet sociale ditët e fundit. Por kjo është një çështje më specifike.

Klubi mendoi se do të ishte e papërshtatshme, 48 orë para “El Clasico”-s, të ekspozonte një numër të konsiderueshëm lojtarësh, gjë që do të kishte çuar në një breshëri deklaratash rreth ndeshjes që mund të kishin qenë kundërproduktive. Ndërsa Hansi Flik do të dalë në konferencën e zakonshme për shtyp ditën e nesërme.

Vendimi mund të kishte qenë ndryshe nëse Barça do të ishte kualifikuar për në finalen e Ligës së Kampioneve, por eliminimi i ka detyruar që të ndryshojnë planet.

“El Clasico” ka marrë një dimension edhe më të madh për Barçën, e cila do ta kishte trajtuar pothuajse si një festë nëse do të kishte arritur në ndeshjen e Mynihut, por tani ata janë të detyruar ta fitojnë ndeshjen për të mbyllur garën për titullin e ligës, ose të paktën të mos e humbasin atë për të ruajtur një epërsi të rehatshme.

BRIKENA BISKU-PANORAMASPORT.AL

 

Next Post

Arabia Saudite nuk heq dorë nga Mohamed Salah, do të tentojë përsëri transferimin e tij

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.