• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Eliminimi nga Gjermania, Spaleti tregohet optimist: Nga goli i dytë morëm një mësim

24/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

As ai vetë nuk e priste një ndeshje të tillë. Italia me dy fytyra e parë në Dortmund i shtangu të gjithë, përfshirë edhe Luçiano Spaletin, që në konferencë për shtyp u mundua të analizonte atë çka u pa në barazimin 3-3 me Gjermaninë.

spaleti

Rezerva për qasjen dhe asnjë polemikë për arbitrimin nga ana e trajnerit, që u mundua të shihte me optimizëm të ardhmen e skuadrës që drejton.

Çfarë keni për të thënë mbi këtë ndeshje? Le të nisemi nga disa vlerësime të asaj që ndodhi. Në pjesën e dytë u ndërgjegjësuam dhe treguam se çfarë mund të bëjnë. Mbase mund të kishim bërë diçka më shumë e ndoshta më herët, por tashmë është e kotë të flasim me “sikur”.

Për penalltinë që ju mohuan, protestuat shumë? Ndoshta nuk e pashë mirë nga pankina, ndaj edhe po zgjedh të shmang polemikat për episodin. Skuadra reagoi mirë dhe kjo është ajo që më duhet të veçoj nga kjo sfidë. Episodet janë pjesë e këtij sporti dhe nuk mund të bëjmë më asgjë në këtë moment.

Sa ju zemëroi goli i dytë që pësuar? Ne pamë se ata po bënin goditje të shpejta nga këndi dhe duhet të kishim marrë masat e nevojshme. Nëse nuk ia dolëm, atëherë është e drejtë të pësojmë një gol të atillë. Kjo nuk e ndryshon faktin që patjetër duhet të jemi më të kujdesshëm.

Çfarë nuk funksionoi në pjesën e parë? Kemi humbur shumë duelet për të ashtuquajturit topa të dytë dhe, nuk kemi mundur të menaxhojmë qarkullimin e topit siç kishim planifikuar. Për hir të së vërtetës, edhe qasja nuk ishte e mirë, prisja diçka më shumë. Për shumë minuta ishim në mëshirën e kundërshtarëve, por sipas mendimit tim në pjesën e dytë u bë një ndeshje e vërtetë.

Në qershor do të fokusoheni për kualifikimet për Botërorin e ardhshëm? Ne e dimë se çfarë të bëjmë dhe se çfarë na pret. Të jeni të sigurt se dimë çfarë të bëjmë. Sot kjo skuadër tregoi vetëm një pjesë të potencialit të saj dhe jam i bindur që mund të bëjë edhe më shumë. Kualifikuesit do t’i përballim në kohën e duhur dhe me ide të qarta. E dimë se nuk duhet të mungojmë në një tjetër Botëror.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Reali e gjen zëvendësuesin e Viniciusit, kushton vetëm 65 milionë euro

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.