Fiorentina u kualifikua në gjysmëfinalen e Ligës së Konferencës me shumë vuajtje dhe pasi barazoi në ndeshjen e kthimit me Celjen 2-2. Pas përfundimit të sfidës, janë përplasur edhe dy trajnerët e skuadrave, Rafaele Paladino dhe Albert Riera.
Ky i fundit pasi shprehu tensione kundër pankinës kundërshtare pas fishkëllimës së fundit, akuzoi edhe Palladinon në sallën e shtypit:
“Shkoj të shtrëngoj duart dhe dëgjoj që thonë se flas shumë, por çfarë duhet t’i kisha thënë? Sa i bukur dhe i fortë është ai? Lojtarët e mi nuk janë budallenj. Ai duhet të kuptojë se ai është më i ri se unë, por mund të jetë një mundësi tjetër për të mësuar futbollin. Një herë tjetër do të vijë radha ime me një ekip 300 milionësh ndaj një prej 13 të tij… Nuk më pëlqyen fjalët e tij dhe nuk mendoj se mund të fitosh shumë me një mentalitet të tillë”.
“Nuk dua as ta dëgjoj, nuk më intereson. Duhet të ketë respekt mes kolegëve, ai nuk e ka pasur gjatë rrugës dhe unë thjesht i kam thënë që duhet ta ketë. Nuk kam shpërfillur askënd”, iu kundërpërgjigj Paladino.
PANORAMASPORT.AL