Saturday, 11. April 2026
Sport

Eliminohet Akil Gjakova nga Evropiani i xhudos

GS 26/04/2024 1 Min. Lesezeit

Akil Gjakova është eliminuar nga Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Xhudisti kosovar u mposht në raundin e dytë nga bullgari, Mark Hristov, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Paraprakisht, Gjakova fitoi në raundin e parë ndaj sllovenit, Martin Hojak.

E sot garoi edhe Dardan Cena, i cili u eliminua në randin e dytë.

Dardan Cena e ka mbyllur garimin e tij në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Xhudisti kosovar u mposht nga italiani Manuel Parlati në raundin e dytë në kategorisë deri në 73 kilogramë.

 

Teilen: