Monday, 6. April 2026
Futboll

Eliminoi Italinë nga Botërori, e “shënjestron” Milani. Igli Tare hidhet në sulm për talentin boshnjak

GS 06/04/2026 1 Min. Lesezeit

Milani ka vendosur të veprojë duke dërguar skautët në Uells për të siguruar Kerim Alajbegovic, mesfushorin ofensiv të lindur më 2007 në Salzburg, i cili udhëhoqi Bosnjën drejt kualifikimit në Botëror me paraqitje të shkëlqyera në “Millennium Stadium” dhe kundër Italisë.

Pavarësisht konkurrencës së fortë nga Roma dhe Napoli, si dhe një sistemi aktual 3-5-2 të lidhur me Allegrin, drejtuesit kuqezinj synojnë ta vazhdojnë projektin me lojtarë të rinj, ku bën pjesë edhe afrimi i Kostic. Profili i Alajbegovic vlerësohet rreth 15 milionë euro dhe ofron një kombinim ideal mes qëndrueshmërisë ekonomike e potencialit teknik.

Drejtuesit sportivë të Milanit besojnë se talenti duhet të vijë para moduleve taktike, duke konfirmuar synimin për të investuar te një nga yjet e rinj më premtues në Europë. Sipas klubit, kalimi në Itali mund të jetë hapi i duhur për zhvillimin e Alajbegovic.

 

Teilen: