Monday, 11. May 2026
Sport

Eliminuan Ballkanin me penallti, moment historik për skuadrën nga Andorra/ Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që…

GS 16/07/2024 1 Min. Lesezeit

Zhgënjim i hidhur për Ballkanin e Ilir Dajës. Kampioni i Kosovës në futboll,  nuk ka arritur sërish të kalojë në rundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Suharekasit u eliminuan në rundin e parë të Championsit nga skuadra e Andorrës, Santa Koloma me rezultatin 6:5 pas ekzekutimit të penalltive. 

Ballkani

Kampionët e Andorrës marrin pjesë në garat evropiane prej vitit 2010. 

Deri para sfidës së kthimit ndaj Ballkanit, ata kishin zhvilluar 17 ndeshje kualifikuese duke pësuar 17 humbje Fitorja ndaj Ballkanit ishte e para për ekipin nga Andorra në arenën ndërkombëtare. 

 PANORAMASPORT.AL

Teilen: