Friday, 15. May 2026
Sport

Eljif Elmas ia dhuron fitoren Napolit

GS 25/11/2023 1 Min. Lesezeit

Napoli ka arritur të mposht Atalantan falë golit të Eljif Elmas.

Kampionët e Italisë fituan me rezultat 2:1, shkruan lajmi.net.

Amir Rrahmani mendoi se kishte hapur rezultatin, por goli i tij në fillim të pjesës së parë u anulua për shkak të pjesës pozitës jashtë loje.

Megjithatë Napoli arriti ta gjej golin e parë me anë të Khvicha Kvaratskhelias, i cili ia dhuroi epërsinë në fund të 45 minutave të parë.

Atalanta barazoi rezultatin me anë të Ademola Lookman, në minutën e 53-të.

Por ishte Elmas që ia dhuroi tre pikë të plota Napolit, duke shënuar në minutën e 79-të.

Kujtojmë që te Atalanta luan edhe Berat Gjimshiti, i cili ishte startues në këtë ndeshje. /Lajmi.net/

Teilen: