Lojtari i Kombëtares së Kosovës U19, Elmedin Rama, ka pasur një paraqitje të shkëlqyer në miqësoren për ekipin e dytë të Slavia Pragës.
Ndeshja kundër Zbrojovka Brnos përfundoi me rezultat të thellë 9:0.
Sulmuesi kosovar ndihmoi duke shënuar pesë gola në këtë ndeshje.
Ai u transferua te Slavia gjatë verës pas paraqitjeve fantastike me skuadrën e Trepçës.
Rama ka kontratë trevjeçare me Slavia Pragën. /Lajmi.net/