• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Elseid Hysaj vlerëson lojën e Shqipërisë dhe punën e përzgjedhësit Sylvinho

17/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kapiteni Hysaj vlerëson lojën e Shqipërisë dhe punën e përzgjedhësit Sylvinho.

Elseid Hysaj vlerësoi maksimalisht sfidën e kuqezinjve ndaj Moldavisë dhe tha se kjo është rruga që kombëtarja duhet të ndjekë.

Ai ka lavdëruar punën e bërë nga përzgjedhësi Sylvinho, gjë që u pa edhe në fushën e lojës, pasi kuqezinjtë krijuan shumë raste.

A besoni se kjo është forma më e mirë e Kombëtares?

Unë besoj që në këtë ndeshje sot kemi treguar një formë shumë të mirë dhe nëse vazhdojmë kështu, do të jetë shumë e vështirë për të gjitha skuadrat kundërshtare.

Duket se me skemat e Sylvinhos jeni përshtatur të gjithë më mirë…

Besoj që po, sepse kemi shumë lojtarë që luajë me katër në mbrojtje, në skuadrat përkatëse. Edhe Bajrami gjen veten më mirë me këtë skemë, ndaj besoj se ishte zgjedhje e mirë ajo e Sylvinhos trajner.

Çfarë i thatë Uzunit, kur vrapuat 70 metra dhe e patë të humbë atë rast?

I thashë shyqyr që ishte pozicioni jashtë loje…

Cili është çelësi i suksesit të Shqipërisë?

Sylvinho na ka karikuar shumë dhe na ka motivuar të bëjmë më të mirën. Kemi shumë djem të rinj, që edhe pse nuk luajnë shumë, na japin vërtetë shumë, duke u stërvitur me profesionalizëm dhe duke na motivuar të gjithëve./Super Sport

Next Post

Ku renditet Shqipëria?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.