Pas tre sezonesh te Reggiana, Elvis Kabashi është larguar nga Reggio Emilia për shkak të skadimit të kontratës së tij. Në profilin e tij në Instagram, mesfushori shqiptar u dha lamtumirën tifozëve me një letër të gjatë të hapur:
“Të dashur tifozë, është e vështirë të gjesh fjalët e duhura kur vjen koha për të thënë lamtumirë. Kjo nuk është thjesht një fushë loje, ishte SHTËPI. Çdo seancë stërvitore, çdo ndeshje, çdo vështrim në dhomën e zhveshjes më mësoi diçka. Faleminderit atyre që besuan tek unë, atyre që më mbështetën edhe në momentet më të vështira, çdo shoku skuadre me të cilin luftova. T’i thuash lamtumirë Reggio Emilia-s nuk është e lehtë, sepse këtu përjetova diçka që shkon përtej futbollit. Shkruam një kapitull të bukur së bashku, duke kulmuar me një fitore kampionati që do ta mbaj gjithmonë në zemër”.
“Një falënderim i veçantë i shkon Patron Amadei: pasioni i tij, prania e tij e vazhdueshme dhe dashuria e tij për këto ngjyra ishin një shembull për të gjithë ne”.
Dhe për tifozët… e kam të vështirë të gjej fjalët. Ju më mbështetët, bërtitët emrin tim në çdo gol, më bëtë të ndihem pjesë e kësaj familjeje të madhe që nga dita e parë. Zëri juaj në tribuna, ngrohtësia juaj përballë vështirësive, ishin lojtari ynë i dymbëdhjetë”.
“Reggio dhe Reggiana do të jenë përgjithmonë pjesë e imja. Do t’i mbaj të gjitha këto në zemrën time, përgjithmonë. Faleminderit që jeni pjesë e udhëtimit tim: Do ta mbaj dashurinë tuaj me vete, sot dhe GJITHMONË.
Me dashuri dhe mirënjohje 77″.