Barcelona arriti të kualifikohej për në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve duke mundur me rezultatin 3-1 Napolin dhe duke arritur kështu një nga objektivat e klubit. Gjithsesi drejtuesit vazhdojnë të jenë në kërkim të një trajneri që do të zëvendësojë Çavin, i cili do të largohet në fund të sezonit.
Emri më i fundit që i shtohet listës së kandidatëve është ai i ish-mbrojtësit holandez, Xhovani van Bronkhorst.
49-vjeçari është pa skuadër që nga vera e vitit 2022, kur e mbylli me Rejnxhërsin dhe duket se është i gatshëm për një rikthim te Barcelona, kësaj radhe si trajner.
Van Bronkhorst është takuar me drejtorin sportiv Deko dhe duket se bisedat e para kanë shkuar mirë.
Në listën e emrave të kandidatëve për stolin e Barcelonës janë gjithashtu edhe Hansi Flik, Tomas Tuhel dhe Antonio Konte.
PANORAMASPORT.AL