• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Emërimi i trajnerit të ri: Ademi tregon për Lajminet nëse Daja dhe De Biasi janë opsione për Kosovën

12/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit e Kosovës është në kërkim të një trajneri të ri të Përfaqësueses së Kosovës, pas largimit të Primoz Glihas, pas eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

  

Shumë emra të trajnerëve vendor dhe të huaj janë “lakuar” në media, për pozitën e përzgjedhësit të ri të Dardanëve, përfshirë edhe atë të trajnerit aktual të Ballkanit, Ilir Dajës dhe ish-trajnerit historik të Kombëtares së Shqipërisë, italiani Gianni de Biasit.

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka deklaruar për lajmi.net ka vlerësuar dy emrat në fjalë, por ka shtuar se ata nuk janë opsion momentalisht për ta drejtuar Kosovën.

“De Biasi na është ofruar. Ai na është sugjeruar nga njerëz të futbollit. I kemi thënë që e respektojmë shumë. Por në këto momente nuk e kemi opsion për pozitën e trajnerit të Kosovës”, ka thënë Ademi për lajmi.net.

“Si Ilir Daja na duhen edhe tre apo katër trajnerë të tjerë në Kosovë ta rrisin nivelin siç ka bërë ai. Ilir Daja është shumë njeri i mirë dhe trajner i mirë, por edhe në këtë rast, nuk e kemi si opsion” – ka shtuar ai.

Kohë më parë, edhe presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi për lajmi.net ishte shprehur i gatshëm ta lirojnë trajnerin shqiptar, Ilir Daja, nëse kërkohet nga Kosova.

“Trajner më të mirë se Ilir Daja nuk ka. Jemi të gatshëm ta lirojmë atë gjithmonë për Kosovën” – kishte thënë Arsim Kabashi për  lajmi.net, më 24 nëntor të këtij viti.

Në media është raportuar për bisedimet më intenzive mes drejtuesve të shtëpisë së futbollit të Kosovës me trajnerin spanjoll, Roberto Moreno, por që deri më tani ende nuk është njoftuar për marrëveshje eventuale.

Kosova ka mbetur pa trajner pas largimit të Primoz Glihas, i cili ishte emëruar trajner i përkohshëm te Kosova, pas shkarkimit të Alain Giresses.

Dardanët synojnë të bëhen gati me trajnerin e ri për eliminatoret e Botërorit të ardhshëm./Lajmi.net/

Next Post

VIDEO/ Vjen goli i parë në Holandë, Arsenal ndëshkon PSV

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.