Tuesday, 27. January 2026
Sport

Emërllahu e Krasniqi pozojnë me Usykun

GS 27/01/2026 1 Min. Lesezeit

Lindon Emërllahu ka dhuruar një asistim për skuadrën ukrainase, Polissya Zhytomyr.

Polissya të martën në miqësore e mposhti skuadrën e njohur kanadeze, Vancouver Whitecaps, me rezultatin 2:0.

Miqësorja u luajt në Spanjë ku dy skuadrat janë duke e zhvilluar fazën përgatitore.

Kjo ndeshje ishte e veçantë pasi për Polissyan luajti edhe kampioni i kategorisë së rëndë në boksin profesionist, Oleksandr Usyk.

Usyk fitoi mundësinë që të paraqitej në miqësore nga minuta e 76-të. Ai u aktivizua si sulmues anësor.

Mesfushori i Kosovës, Emërllahu, asistoi te goli i parë të cilin e realizoi Oleksandr Nazarenko në minutën e katërt.

Për Polissyan luajti edhe reprezentuesi tjetër i Kosovës, Ilir Krasniqi.

Pjesë e Vancouverit është legjenda gjermane, Thomas Muller.

Teilen: