Wednesday, 27. May 2026
Futboll

Emery parashikon finalen PSG-Arsenal: Shanset i shoh 50 me 50, jam i lumtur për Al-Khelaïfi dhe Luis Enrique

GS 27/05/2026 1 Min. Lesezeit

Unai Emery ka folur për finalen e Champions League mes PSG-së dhe Arsenalit, duke e cilësuar përballjen si krejtësisht të barabartë. “Është një ndeshje 50 me 50”, u shpreh trajneri spanjoll për “L’Équipe”, duke theksuar se nuk ka favorit të qartë mes dy ekipeve që i njeh mirë nga karriera e tij.

Emery shprehu gjithashtu kënaqësi për presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaïfi, duke e vlerësuar për respektin që ka treguar ndaj tij. Ai foli pozitivisht edhe për Marquinhos, të cilin e quajti “profesionist shembullor”.

Në fund, trajneri nuk la pa përmendur edhe Luis Enrique, duke thënë se “e meriton plotësisht praninë në këtë finale për shkak të punës së bërë gjatë sezonit”.

 

Teilen: