Aston Villa kishte arritur njëmbëdhjetë fitore radhazi në ndeshjet zyrtare përpara se të vizitonte stadiumin “Emirates”. Të martën në mbrëmje, “Topçinjtë” arritën që të thyenin këtë seri duke përfituar edhe nga dëmtimet e shumta që prekën ekipin e Villa-s.
Menjëherë pas humbjes 1-4, një skenë mbeti në kujtesë të tifozëve kur vunë re se Mikel Arteta kërkoi pa sukses homologun e tij për t’i shtrënguar duart. Emery i shtrëngoi dorën vetëm gjyqtarit të katërt Thomas Kirk. “Prita sa prita dhe ika. Arteta ishte i lumtur, sigurisht që ishte i lumtur dhe në atë moment ishte me stafin e tij. Normalisht, gjithmonë shtrëngoj duart me trajnerin kundërshtar. Nëse ai nuk ndjek të njëjtën procedurë, atëherë nuk mund të pres, ishte ftohtë”, tha trajneri i Aston Villa.


