• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Emir Sahiti ndihmon Hamburgun të kthehet në Bundesliga 1, asiston në fitoren e thellë

10/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i Kosovës, Emir Sahiti, me Hamburgun e kanë siguruar inkuadrimin në Bundesligë. Hamburgu të shtunën mbrëma fitoi 6:1 ndaj Ulmit në ndeshjen që i takoi javës së 33-të të kategorisë së dytë të futbollit gjerman. Hamburgu me këtë fitore edhe zyrtarisht e ka siguruar inkuadrimin, pas shtatë edicionesh në Bundesliga 2.

Një xhiro para fundit, Hamburgu është lider me 59 pikë. Një pikë më pak e ka Kolni në vendin e dytë. 

Sahiti e regjistroi një asistim në fitoren e thellë të Hamburgut. Ai asistoi te goli për 2:1 që e realizoi Ransford Konigsdorffer në minutën e 42-të. Sahiti luajti vetëm në pjesën e parë. 

26-vjeçari Sahiti në 22 ndeshjet e zhvilluara ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asistime.

Next Post

Abissnet Superiore U15, Tirana shpallet kampione

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.