Thursday, 29. January 2026
Sport

Emlas kalon vizitat mjekësore te Lajpcigu, ja shuma që do të përfitojë Napoli nga shitja e futbollistit maqedonas

GS 23/12/2023 1 Min. Lesezeit

Merkato Krishtlindjesh te Napoli. Pas rinovimit të kontratës së sulmuesit Viktor Osimhen deri në verën e 2026-ës, ka ardhur edhe shitja e parë në radhët e Napolit në merkaton e dimrit.

elmas

Pikërisht bëhet fjalë për transferimin për lojtarin e kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Eljif Elmas , i cili karrierën tani do ta vazhdojë në Bundesligën gjermane.

Sipas gazetarit italian dhe ekspertit të merkatove, Fabricio Romano,  Eljif Elmas ka përfunduar testet mjekësore dhe ka nënshkruar si lojtar i ri i RB Lajpcig.

Skuadra gjermane  zëvendëson Forsberg me Elmas dhe Napoli pritet që të arkëtojë një shumë prej  25 milionë euro nga shitja e futbollistit maqedonas.

 PANORAMASPORT.AL

Teilen: