Tuesday, 19. May 2026
Sport

Emocione dhe spektakël i garantuar/ Zbulohen 2 duelet gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, kur do të luhen

GS 23/03/2025 1 Min. Lesezeit

Pas ruletës së penalltive, janë përcaktuar edhe dy çiftet gjysmëfinale të Ligës së Kombeve. Gjermania do të përballet me Portugalinë. Panzerat eliminuan Italinë në fazën paraardhëse, ndërkohë që kombëtarja luzitane, ia doli në shtesa ndaj Danimarkës. 

liga e kombeve

Një duel tjetër spektakolar, do të jetë edhe ai mes Spanjës dhe Francës. Të dy këto kombëtare, arritën të siguronin një “biletë” pas kualifikimit me penallti. Respektivisht ndaj Holandës dhe Kroacisë. 

Dueli i parë Gjermani-Portugali do të luhet në datën 4 qershor, ndërsa Spanjë-Francë në datën 5 qershor.  

gjysmefinale

PANORAMASPORT.AL

Teilen: