Friday, 1. May 2026
Sport

Emocione të jashtëzakonshme të festës kuqezi, vajza e Silvinjos shpërthen në lot

GS 20/06/2024 1 Min. Lesezeit

Shqiptarë të panumërt anembanë botës kanë përjetuar gëzimin për barazimin dhe lojën e shkëlqyer të Shqipërisë përballë Kroacisë në Euro 2024. Emocione të jashtëzakonshme nuk kanë përjetuar vetëm shqiptarët, por edhe vajza e trajnerit Silvinjo nuk i ka fshehur aspak emocionet në kë ndeshje historike .Familja e teknikut të kuqezinjve ishte  e pranishme në tribunën e stadiumit të Hamburgut duke ndjekur ndeshjen dhe në disa çaste ku sfida dhe loja bëheshin më të forta, mes entuziazmit dhe emocioneve, vajza e trajnerit të kombëtares nuk i ka përmbajtur dot lotët.

Ajo shihet teka fshin lotët në fillim dhe në fund të ndeshjes, teksa feston bashkë me nënën e saj momentin e veçantë kur lojtarët e Shqipërisë po përshëndeteshin me tifozët.

 

Teilen: