• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Empoli është prova e fundit, dështimi i rrezikon stolin Motës

01/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi 200 milionët e shpenzuara në merkato janë kthyer në kontestime dhe largim nga tribunat para se të përfundojë ndeshja. Nga entuziazmi i verës tek zhgënjimi i dimrit. Ky është Juventusi tani. Çfarë nuk tregojnë tifozët dhe fytyrat e zhgënjyera të bardhezinjve pas disfatës ndaj Benfikës, fotografohet nga shifrat. Juventusi nuk kishte ecur kaq keq në kampionat(37 pikë) për 14 vjet, që nga epoka e Delnerit.

ckxi6w4avjqs2nfzgrzu

Dhe nëse 2024 përfundoi keq, 2025 filloi edhe më keq. Janari i “Zonjës” ishte si një film horror. Vetëm një fitore (kundër Milanit) në shtatë ndeshje mes Superkupës, Serisë A dhe Ligës së Kampioneve. Muaji filloi me temperaturat e larta në Arabi dhe përfundoi me dhimbjen e një disfate të dyfishtë radhazi, nga Napoli dhe Benfika.

Në katër ditë Tiago Mota ka humbur më shumë se në pesë muajt e parë. Ecuria e pamposhtur në kampionat është shembur, vendi i parë është larg (-16 nga Napoli) dhe kampionati i Ligës së Kampioneve u mbyll në vendin e 20- të, me një biletë për në playoff dhe sulmin e 26-të më të mirë në Champions. Pak nga pak ëndrrat e Motës me Juventusin janë shembur pothuajse të gjitha. Ajo që italiano-braziliani nuk ka humbur ende është besimi i klubit.

MBËSHTETJA- Drejtori i Përgjithshëm Mauricio Skanavino dhe drejtori teknik Kristiano Xhuntoli vazhdojnë të besojnë në projektin e nisur në verë dhe të mbështesin trajnerin. Megjithatë ky durim mund të përfundojë shpejt.

Rezultatet zhgënjyese (vetëm një fitore në 2025) dhe barazime të shumta (16 në 32 ndeshje) nëse vazhdojnë, do të sjellin shkarkimin e Motës.

PROVA- Sfida ndaj Empolit të Ardian Ismajlit është ndoshta prova e fundit që Tiago Mota të tregojë vlerat e tij si trajner. Në rast se ai nuk fiton, ndoshta shkarkimi nuk do të jetë i menjëhershëm, por shanset që ai të largohet në ditët në vijim janë të larta.

Tashmë nuk ka më vend për gabime, duke nisur që nga Empoli. Juventusi jo vetëm që duhet të grumbullojë pikë, por Mota duhet të vërtetojë se e meriton vendin në krye të stolit bardhezi. Sa do t’ia arrijë? Kjo mbetet për t’u parë duke nisur nga nesër në orën 12:30.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Triumfi madhështor ndaj Real Madridit, shikoni notën dhe statistikat e Marash Kumbullës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.