Empoli është supriza e deritanishme e fazës së 1/8 të kupës së Italisë. Derbi toskan kundër Fiorentines i buzëqeshi skuadrës së Ardian Ismajlit e cila pas një 90 minutëshi të mbyllur me shumë emocione 2 me 2, ishte më e saktë te llotaria e penalltive.
Empoli siguroi kështu kualifikimin në çerekfinale aty ku do të gjejë fituesin e çiftit Juventus-Kaljari.
Megjithese skuadra e Roberto D’Averses luajti me rotacion masiv lojtarësh, Fiorentina nuk e shfrytëzoi dot këtë element.
Ndonëse vjollcët patën mundësinë e parë me stil, ata që kaluan në avantazh ishin miqtë përmes Ekong, episod ku vendimtar ishte gabimi i Martinez Kuarta. Reagimi i Fiorentinës nuk mungoi, por konkrtetizimi ishte i dobët, ndërsa në një rast edhe shtyllla i shkoi në ndihme Empolit.
Këmbëngulja në nisje të pjesës së dytë e të zotëve të shtëpisë konkretizohet me golin e barazimit të Moise Ken.
Empoli i shkon afër golit të avantazhit me Espoziton, por nga ana tjetër është Fiorentina apo që përmbys gjithçka, këtë herë për meritë të Sotil.
Kalojnë vetëm 6 minuta dhe ja ku vjen perla e Espozitos i cili barazon rezultatin ne 2 me 2. Pavarësisht rasteve të Ekong dhe Ken në secilën portë, rezultati nuk ndryshon më dhe gjithcka shkon tek penalltitë.
Empoli fiton 4 me 3 dhe vendimtare janë dy gabimet e Ranierit dhe Moise Ken për të zotët e shtëpisë, ndërsa për miqtë vendimtar edhe njëherë tjetër talenti Sebastian Espozito. Sot është radha e një tjetër ndeshje të 1/8, supersfida e Olimpikos, mes Lacio dhe Napolit, duel që sikurse të gjitha takimet deri më tani transmetohet në Tring në orën 21:00./vizionplus.tv