Friday, 10. April 2026
Sport

Empoli i shqiptarëve shënon golin e parë dhe shijon fitoren e parë

GS 27/09/2023 1 Min. Lesezeit

Empoli ka shënuar fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj Salernitanës, në takimin e javës së gjashtë të Serie A.

Empoli i shqiptarëve shënon golin e parë dhe shijon fitoren e parë.

Futbollisti Baldanzi është autor i golit të fitores në minutën e 34-të.

Portieri Etrit Berisha u paraqit nga minuta e parë dhe futbollisti Stiven Shpendi ka luajtur deri në minutën e 73-të.

Berisha e Shpendi i gëzohen fitores së parë.

Empoli renditet në vend të 19-të me 3 pikë sa ka edhe Salernitana një pozitë më lart.

Teilen: