• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Empoli kërkon të rinovojë kontratën me Ismajlin, supermenaxheri i njohur i lojtarit i jep shpresë klubit

26/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ardian Ismajli ëahtë në vitin e fundit të kontratës me Empolin, por kjo situatë duket se nuk do të jetë një problem për klubin italian.

28-vjeçari ka arritur formën e jetës pasi në këtë sezon ka dhuruar paraqitje mbresëlënëse. Gjithsej ka luajtur 720 minuta, por nuk është ndëshkuar asnjëherë (zero kartonë të verdhë dhe të kuq) duke shkaktuar vetëm katër fualle (një në dy ndeshje) ndërsa ka pësuar 7 të tillë. 72 janë duelet e fituara prej tij prej të cilave 30 i ka në ajër ndërsa përiqindja e pasimeve të sakta është 79.6 (195 në 245 tentativa).

Të gjithë këto shifra pasqyrojnë momentin e mirë të Ismajlit, i cili më 30 qershor të 2025 mund të largohet me parametra zero nga Empoli. Madje sipas regullores së FIFA-s ai mund të nënshkruajë me një tjetër klub që në janar të vitit që vjen.

Sipas medieve italiane ky nuk është qëllimi i 28-vjeçarit, i cili përfaqësohet nga kompania “Gol International”, e cila zotërohet nga menaxheri i njohur izraelit Pini Zahavi, i cili ndërmjetësoi transferimin e Nejmar te PSG dhe Levandovskit te Barça. Sipas medieve italiane Empoli ka kontaktuar me Zahavin për të biseduar për një zgjatje të kontratës dhe me atë çfarë është kuptuar nga telefonatat e para menaxheri nuk ka hedhur poshtë mundësinë e rinovimit.

Next Post

Bastianini triumfon në garën sprint të Tajlandës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.