Friday, 21. August 2026
Sport

Empoli në garë për Hysajn

GS 03/01/2025 1 Min. Lesezeit

Pas Lecces edhe një ekip tjetër nga Serie A, është futur në garë për mbrojtësin e krahut të djathtë, Elseid Hysaj.

Bëhet e ditur se është ish-skuadra e tij, Empoli që po interesohet për transferimin e Hysajt, i cili nuk bën pjesë në planet e Lazios edhe pse ka kontratë deri në vitin 2026.

Megjithatë, thuhet se problem për transferimin e Hysajt tek Empoli, mbetet paga e tij e lartë pasi futbollisti i Shqipërisë ka pagë vjetore prej 2.8 milionë eurosh në vit.

Si Empoli ashtu edhe Lecce nuk janë gati për të mbuluar pagën e tij dhe po negociojnë me Lazion për huazimin e tij deri në fund të sezonit.

Hysaj këtë sezon ka 3 paraqitje me Lazion, ndërsa tek Empoli ka luajtur prej vitit 2012 deri në vitin 2015 kur iu bashkua Napolit.

30-vjeçari është pjesë e Lazios prej verës së vitit 2021.

Teilen: