• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Empoli publikon raportin, ja kur pritet të rikthehet Ismajli në fushën e blertë

13/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Qendërmbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli ishte i pafat në ndeshjen e fundit të Serie A, me skuadrën e tij, Empoli, teksa pasi u detyrua ta braktiste fushën e lojës në fundin e pjesës së parë, në sfidën ndaj Milan për shkak të një dëmtimi dhe së fundmi, klubi i Empoli publikoi edhe raportin mjekësor sa i takon mbrojtësit të Kombëtares.

Në raport mjekësor të skuadrës raportohet se 27-vjeçari vuan një dëmtim muskulor në kofshën e këmbës së djathtë, teksa klubi në njoftimin zyrtar thekson gjithashtu se tashmë Ismajli ka nisur fazën e rikuperimit, megjithatë nuk është bërë e ditur periudha që do të mungojë Ismajli teksa impenjimi i radhës për këtë skuadër është ndaj “Emiljanëve” të Bologna.

Mbetet për t’u parë nëse Ismajli do t’ia dalë të rikuperohet në kohë për këto ndeshje teksa në horizont janë edhe dy miqësoret e Kombëtares së Shqipërisë, fillimisht ndaj Kilit, më datë 22 mars, në arenën “Ennio Tardini” të Parmës e më pas do të udhëtojnë drejt Stokholmit, aty ku në “Friends Arena” i pret Suedia, më 25 mars. /i.m /abcnews.al

Next Post

Një “xhevahir” i Bolognas së Thiago Mottas

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.