• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, January 15, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

ENBL, Peja humb ndeshjen me rezultat zyrtar

15/01/2026
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

KB Peja e ka humbur me rezultat zyrtar ndeshjen kundër ekipit Olomoucko për shkak të mosudhëtimit në Çeki si pasojë e orarit të ngjeshur vendor.

Peja është dashur ta luante këtë ndeshje të martën, ditë në të cilën njoftoi se nuk do të udhëtonte për arsye se të enjten dhe të shtunën ka duele për të luajtur në kuadër të Superligës së Kosovës.

Megjithatë, ENBL ka reaguar duke e regjistruar ndeshjen Olomoucko – Peja me rezultatin zyrtar 20:0 pas ndryshimeve që i ka bërë në tabelë.

Me këtë humbje, Peja ka 6 pikë të tubuara pasi në 5 ndeshje të luajtura deri më tani në ENBL ka regjistruar vetëm një fitore.

Ndeshjen e radhës në ligën ENBL, Peja e luan pikërisht kundër ekipit nga Çekia, Olomoucko por në palestrën “Karagaçi”.

Kjo përballje është e paraparë të zhvillohet më datën 26 janar, ndërsa më datën 20 luan Sigal Prishtina në udhëtim te ekipi nga Estonia, Keila.

Next Post

Bruno Fernandes në radarin e Bayern Munich

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.